Përafrimi i legjislacionit shqiptar me legjislacionin e Bashkimit Evropian (BE) është një proces i rëndësishëm për
anëtarësimin e Republikës së Shqipërisë në BE. Ky proces synon harmonizimin e ligjeve dhe rregulloreve të Shqipërisë me ato të BE-së,
duke siguruar që të gjitha aspektet e legjislacionit të jenë në përputhje me standardet evropiane.
Në janar të vitit 2024, është miratuar Planin Kombëtar për Integrimin Evropian 2024 2026. Ky plan përcakton hapat dhe objektivat
strategjikë për integrimin e Shqipërisë në BE. Në kuadër të këtij plani, institucionet shqiptare do të punojnë për të përafruar
ligjet dhe rregulloret e vendit me ato të BE-së
Përafrimi i legjislacionit është një nga kriteret e Kopenhagës për anëtarësimin në BE dhe do të ndihmojë në
forcimin e demokracisë, sundimit të ligjit dhe proceseve të reformave në drejtim të BE-së.
Plani Kombëtar për Integrimin Evropian (PKIE) 2024 2026 përfshin masa ligjore dhe të politikave, masa institucionale
dhe administrative, dhe masa zbatuese që shtrihen deri në vitin 2026, duke synuar përafrimin gradual të legjislacionit
shqiptar me acquis e Bashkimit Evropian, si dhe forcimin e kapaciteteve dhe zbatimin e tij.Në Planin Kombëtar për
Integrimin Evropian 2024 2026 janë planifikuar në total 236 masa ligjore.
Në këtë kuadër, Plani Kombëtar për Integrimin Evropian synon përcaktimin e prioriteteve të përafrimit të legjislacionit,
ministritë përgjegjëse për hartimin e projekt-akteve shqiptare, shkallën e përafrimit, si dhe datën e miratimit.
Plani Kombëtar për Integrimin Evropian (PKIE) përmban 35 kapituj ku përfshihen masa ligjore dhe zbatuese afatshkurtra
dhe afatmesme, duke synuar përafrimin gradual të legjislacionit shqiptar me acquis e Bashkimit Evropian.
Në strukturën e kapitullit 15 të PKIE, Energjia, ku përfshihen çështje si Siguria e furnizimi, Tregu i energjisë,
Eficenca e energjisë dhe burimet e rinovueshme të energjisë, është dhe tema e
Sigurisë bërthamore dhe mbrojtjes nga rrezatimet.
Agjencia Kombëtare Bërthamore si kontribuuese për çështjen që lidhet me sigurinë bërthamore ka pjesëmarrje aktive
në procesin e hartimit të PKIE duke trajtuar direktiva si C 84 Dt. 30.3.2010 mbi traktatin e Euroatom posaçërisht
rregulloren 302/2005 Dt. 8 Shkurt 2005 për “Aplikimi i Euroatom Safeguards” si dhe
direktivën 2009/71/Euratom of 25 June 2009 për “krijimi i një kuadri komunitar për sigurinë bërthamore”.